20 Prill 2024

Finlanda mbështet FSK-në

Prishtinë, 25 nëntor - Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli ka pritur në një takim pune, Ambasadoren e Finlandës në Prishtinë,  Anne Huhtamaki.

Ministri Demolli, me këtë rast ka falënderuar shtetin e Finlandës për bashkëpunimin dhe ndihmën që po jep për Kosovën edhe FSK-në, e gjithashtu një vlerësim të veçantë ministri i ka përcjellë Ambasadores për votën pro anëtarësimit të Kosovës në UNESCO që Finlanda e kishte ofruar ditë më parë në Paris.

Gjithashtu, Ministri Demolli e ka falënderuar shtetin e Finlandës për angazhimin e kontingjenteve ushtarake  në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë si dhe në kuadër të Ekipit këshillues të NATO-s për Ministrinë e FSK-së.

Ai gjithashtu e ka njoftuar Ambasadoren e Finlandës me zhvillimet në MFSK, duke nënvizuar procesin e transformimit të FSK-së, në Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK). Po ashtu ministri Demolli, foli edhe për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve dhe ministrive të mbrojtjes, me theks të veçantë për mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit si dhe arritjen e një marrëveshje bashkëpunimi me institucionet e mbrojtjes dhe sigurisë së Finlandës.

Nga ana e saj, ambasadorja e Finlandës në Prishtinë, znj. Anne Huhtamake pasi falënderoi ministrin Demolli për pritjen, shprehi kënaqësinë për bashkëpunimin e deritashëm në

mes dy shteteve, duke vlerësuar arritjet e FSK-së në të gjitha fushat.

Zonja Huhtamake në fund u shpreh për thellimin dhe vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)