29 Mars 2024

Policia konfiskon mbi 4 kg substancë narkotike

Prishtinë, 28 gusht - Policia  e Kosovës, respektivisht  njësitet antidrogë, në luftën e pa kompromis kundër dukurive negative, krimit të organizuar dhe veçanërisht përpjekjeve për zbatimin e strategjive për luftimin e trafikimit me substanca narkotike, pas hetimeve intensive kanë realizuar me sukses edhe këtë operacion policor.

Prej datës 14 deri 27 gusht 2015, oficerët e antidrogës kanë zhvilluar hetime lidhur me rastin e dyshuar dhe pas mbledhjes së informacioneve të nevojshme për veprim, me datë 27.08.2015, rreth orës 13:30, nga njësia e Drejtorisë për hetimin e trafikimit me narkotik në Ferizaj, është arrestuar i dyshuari me inicialet (K. H) dhe janë konfiskuar mbi katër (4) kg, respektivisht 4160.6 gram, substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Policia ka realizuar edhe bastisjen e shtëpisë së të dyshuarit dhe si provë relevante janë konfiskuar edhe një automjet furgon si dhe pesë(5) telefona mobil.

Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim me prokurorin kompetent dhe për të dyshuarin është caktuar masa e ndalimit prej 48 orë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)