28 Mars 2024

Salih Mekaj lirohet nga arresti shtëpiak

Prishtinë, 28 gusht - Një kolegj  i  Gjykatës së Apelit, i përberë nga  tre anëtarë të Gjykatës Supreme të Kosovës dy vendor dhe një ndërkombëtar, të deleguar me anë të një vendimi nga ana e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ka aprovuar të enjten pjesshëm, ankesën e të pandehurit Salih Mekaj, kundër aktvendimit për caktimin e masës së arrestit shtëpiak prej dy muajsh,  nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me 19.08.2015.

Kolegji vendosi që kjo masë të ndryshohet dhe e njëjta t’i zëvendësohet me masën e ndalimit për t’iu ofruar vendit ose personit të caktuar me kohëzgjatja prej 2 muajsh.

E njëjta masë e sigurisë, i është shqiptuar edhe të pandehurës tjetër të këtij rasti, V.G.

Gjykata do të urdhëroi paraburgimin në rast se të pandehurit shkelin aktvendimin.

Salih Mekaj  po dyshohet nga ana e Prokurorisë Speciale e Kosovës , se ka kryer dy vepra penale: “ Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 i Kodit Penale të Republikës së Kosovës dhe “Ushtrim të ndikimit”, nga neni 429 i këtij kodi.

Ndërsa e pandehura V.G., për veprën penale: “ Dhënie e ryshfetit”, neni 429 i KPRK-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)