18 Prill 2024

Sot protestojnë familjarët e të rënëve para luftës

Prishtinë, 30 maj - Komisioni i Familjeve të Dëshmorëve të Kombit të rënë para luftës së fundit në Kosovë, do të organizojë sot një marsh protestues, duke filluar nga ora 14:00 para Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë.

Komisioni i Familjeve të Dëshmorëve të Kombit, të rënë që nga viti 1963 e këtej, kërkon nga Komisioni Qeveritar për Verifikim, që të përfshijë në Ligjin për statusin e dëshmorëve të kombit edhe veprimtarët shqiptarë, të cilët para luftës së fundit, kanë rënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Kryetari i Komisionit, Naim Zhitia, tha se kjo protestë do të organizohet pasi nuk janë përfshirë në lista familjarët e dëshmorëve të paraluftës, transmeton RTK.

“Ne nuk po kërkojmë asgjë përveç të respektohet Ligji, të cilin e kanë votuar deputetët e Kuvendit të Kosovës. Janë refuzuar tash kur kanë aplikuar pothuajse në tërësi, duke iu thënë se vetëm nga 1998-99, më herët nuk i njohim këto kategori. Janë refuzuar nga komisioni qeveritar të cilit i prinë Agim Çeku\", ka thënë ai.

Organizatorët e marshit protestues iu bënë thirrje deputetëve të Kosovës, përfaqësuesve të institucioneve të ndryshme si dhe qytetarëve, që t’i bashkohen sot marshit, duke kërkuar të drejtat e familjarëve të dëshmorëve të paraluftës. Sipas komisionit të familjarëve të dëshmorëve, janë rreth 150 dëshmorë, të cilët kanë rënë në forma dhe periudha të ndryshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)