19 Prill 2024

Dezertorët e spiunët, invalidë e veteranë të luftës

Prishtinë, 25 prill - Publikimi i listave të veteranëve të luftës, të dëshmorëve dhe të invalidëve, ka ngjallur reagimin e ashpër të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së në komunën e Skenderajt.

Në një takim të përbashkët , ku janë diskutuar listat e të gjitha kategorive, drejtuesit e shoqatave të dala nga lufta, Hysni Ngucati (OVL), Haki Oruçi (SHIL) dhe Brahimi Misimi (SHFD) kanë vlerësuar se listat e hartuara dhe pranimi i statusit të dëshmorit, invalidit dhe veteranët për disa njerëz, tregojnë gjithë “marifetllëkun” e komandantëve.

Sipas tyre, në lista janë futur edhe njerëz që ndiqeshin si kolaboracionistë, bashkëpunëtorë të regjimit të Millosheviqit, pastaj dezertorë të luftës, njerëz që fare nuk kanë të bëjnë me luftën dhe kurrë nuk ishin pjesë e saj, si dhe njerëz, ish-luftëtarë, të cilët kanë humbur jetët në aksidente komunikacioni dhe njerëz që kanë ndërruar jetë nga vdekja natyrale, ndërsa tani kanë fituar statusin e dëshmorit.

/Zeri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)