19 Prill 2024

Sot mbahet protesta gjithë popullore kundër Jabllanoviqit

Prishtinë, 24 janar - Sot duke filluar nga ora 14 para Biblotekës Kombëtare në Prishtinë mbahet një protestë gjithë popullore kundër deklaratave të ministrit për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës Aleksandar Jabllanoviq si dhe në mbrojtje të Kompleksit Trepça.

Protesta është organizuar nga shoqata “Thirrjet e Nënave” nga Gjakova, por edhe shumë parti politike dhe organizata jo qeveritare kanë paralajmëruar pjesëmarrjen.

Protesta ka marrë edhe një mbështetje të fuqishme nga shumë subjekte politike, organizata joqeveritare qofshin ato lokale apo qendrore. 

Partitë që kanë paralajmëruar se do të marrin pjesë në protestë janë: Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma për Kosovën, Bashkimi Demokratik,Lëvizja e Re Demokristiane, OJQ-të , organizatat e luftës së UÇK-së, Instituti Demokratik i Kosovës, Sindikata të punëtorëve, si dhe disa prej organizatave studentore.

Protesta fillon në orën 14:00, para Bibliotekës Kombëtare dhe marshuta është si vijon: për të vazhduar drejt rrugës “Eqrem Çabej” dhe për t’u kthyer në të djathtë, dhe pastaj për të vazhduar në rrugën “George Bush”, duke vazhduar drejt në sheshin “Nëna Terezë” drejt objekteve të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ku edhe do të ketë ndaljen e marshit protestues dhe do të fillojn aktivitetet e protestës, në të cilat do të ketë fjalime, por sigurisht që mund të ketë edhe aksione e performanca të tjera, të cilat do ta shprehin pakënaqësinë sa i përket deklarimeve dhe mos shkarkimit të ministrit Jabllanoviq dhe në anën tjetër nevojës së domosdoshme që “Trepça” të shpallet ndërmarrje publike e rëndësisë së veçantë për shtetin e Kosovës.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)