25 Prill 2024

KFOR dhe Policia mbajn ushtrime për kotrollin e trazirave

Prishtinë, 22 nëntor - Të enjten dhe të  premten, njësitet e KFOR-it për manovra mbajtën Ushtrimin për Kontrollin e turmave dhe trazirave në bashkëpunim të ngushtë me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës/Njësiti Special Opertiv.

Qëllimi i ushtrimit ishte që të rritej aftësia e KFOR-it, në mënyrë që të ruhet gatishmëria e trupave dhe të rritej fleksibiliteti operues i njësiteve përkatëse.  Harmonizimi i teknikave, taktikave dhe procedurave në mes të Policisë së Kosovës (PK), Misionit evropian për Sundim të ligjit në Kosovë (EULEX) dhe KFOR-it ishte një objektiv thelbësor gjatë periudhës së ushtrimit. Ushtrimi ushtarak, i zbatuar në tre faza, me sukses ka përfshirë që të tre reaguesit, respektivisht Policinë e Kosovës, EULEX-in dhe KFOR-in. 

Faza e parë u mbajt më 12 nëntor, 2014 dhe 15 nëntor, 2014, e cila përfshiu trajnimin teorik. Faza e dytë, e cila u zhvillua më 19 nëntor 2014, përfshiu realizimin e pjesës praktike për Kontrollin e turmave dhe trazirave. Faza e tretë dhe e fundit, e mbajtur më 20 dhe 21 nëntor, 2014, ushtroi personelin e PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it për Kontrollin e turmave dhe trazirave. 

Ushtrimi i kombinuar “Shpata e argjendtë”, u bazua në skenarë realë për Kontrollin e turmave dhe trazirave. Më 20 nëntor 2014 u ushtruan skenarë klasikë të Kontrollit të turmave dhe trazirave në Kampin Vrellë, ndërsa më 21 nëntor u prezantua një dimension i ri, gjersa skenari i ushtrimit u përhap në mbarë Kosovën me një zbarkim në Gjakovë.

Skenari i ushtrimit u bazua në eskalimin e situatës gjatë Kontrollit të turmave dhe trazirave, ku Njësiti i PK-së, në rolin e reaguesit të parë, kërkoi përforcim nga EULEX-i, reaguesi i dytë dhe KFOR-i, reaguesi i tretë, në mënyrë që të rikthehej ambienti i qetë dhe i sigurt.

Ndërlidhja, komunikimi dhe zëvendësimi i reaguesve të ndryshëm, ishte pjesë qenësore e ushtrimit, dhe skenarët spontanë kërkuan bashkëpunim më të madh në mes të të gjithë reaguesve, veçanërisht sa i përket Procesit ushtarak të vendim-marrjes.

Ushtrimi “Shpata e argjendtë” u realizua nga njësitet nga Batalioni taktik rezervë për manovra (KTM) i KFOR-it, Njësiti shumëkombësh i specializuar (MSU), Grupi shumëkombësh luftues – Lindje dhe Perëndim, Grupi i Përbashkët për mbështetje logjistike, EULEX-i dhe PK-ja.

Gjatë ushtrimit, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), në kapacitietin e saj si një prej Organizatave të Sigurisë në Kosovë shkatërroi një mjet eksplodues të pashpërthyer, në përputhje me rolin dhe detyrat e saj të miratura.

Me rastin e përfundimit, Komandanti i KFOR-it, gjeneral major Francesco Paolo Figliuolo lavdëroi për një përpjekje të suksesshme ata të cilët organizuan dhe morrën pjesë në Ushtrimin e kombinuar  “Shpata e argjendtë”.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)