28 Mars 2024

Komandanti i KFOR-it u takua me shefin e misionit të OSBE-së

Prishtinë, 31 tetor – Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Francesco Paolo Figliuolo, pati dje një takim me kryetarin e misionit të Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë (OSBE), në Kosovë, shkelqësinë e tij ambasadorin Jean-Claude Schlumberger, në kampin \"Film City\", në Shtabin e NATO-s, KFOR-it në Prishtinë.

Gjeneral Figliuolo diskutoi me ambasadorin Schlumberger për situatën aktuale në Kosovë dhe aktivitetet e fundit të kryera nga Organizata Ndërkombëtare në rajon.

Komandanti i KFOR-it theksoi rolin kryesor të luajtur nga OSBE-ja në mbështetje të dialogut në mes të institucioneve qendrore dhe lokale, si dhe zbatimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut në këtë zonë. Aktivitetet e OSBE-së janë poashtu të fokusuara në monitorimin e vazhdueshëm të punës së komunës për të identifikuar progresin dhe mangësitë dhe zbatimin e aktiviteteve relevante riparuese. Ajo gjithashtu mbështet pjesëmarrjen sa më të gjerë të popullit të Kosovës, në proceset vendim-marrëse si dhe rezultatet e arritura.

Bashkëpunimi në mes të KFOR-it dhe OSBE-së ka qenë gjithmonë shumë i rëndësishëm dhe efikas. KFOR ka mbështetur, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, aktivitetet e OSBE-së gjatë zgjedhjeve të fundit të kryetarëve të komunave dhe Kuvendeve Komunale, duke siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt, i cili mundësoi realizimin e proceseve pa incidente të mëdha.




Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)