24 Prill 2024

Policia arreston 25 persona të dyshuar për drogë

Prishtinë, 17 tetor - Dje rreth orës 21:00, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, ka realizuar një operacion policor, të koduar me emrin  “Vjeshta”, me qëllim identifikimin  e personave qe merren me  përdorim dhe trafikim të substancave narkotike në lokale të ndryshme në të gjitha rajonet e Kosovës.         

Operacioni policor i realizuar nga DHTN ka rezultuar me arrestimin e 25 personave dhe konfiskimin e 4 pistoletave me 18 fishekë, 14.6 g marihuanë, 4 g heroinë, 15 thika, 1 shufër metali, 1 shufër gome, 1 bajonetë, 1 boks metali.

Gjatë realizimit të operacionit policor në Prishtinë janë bastisur 4 lokale ku janë arrestuar 11 persona të dyshuar, tek të cilët janë gjetur dhe janë konfiskuar: 2.4 gramë marihuanë,  dhe 7 thika.

ANë Mitrovicën e jugut janë kontrolluar 4 lokale, me ç`rast janë arrestuar 5 persona dhe janë konfiskuar 4 qese me 4.7 g marihuanë dhe 1 thikë, kurse në Mitrovicën e veriut janë kontrolluar 2 lokale por nuk është gjetur asgjë.

Në Pejë janë kontrolluar 4 lokale, ku janë arrestuar 5 persona dhe janë konfiskuar 2.8 g marihuanë, 5 thika dhe 1 mulli për bluarjen e marihuanës.

Në Prizren janë kontrolluar 9 lokale dhe janë arrestuar 4 persona, ku janë konfiskuar 2 pistoleta me 8 fishekë, një boks metali, një shufër metalike. Po ashtu një lokal është mbyllur në mungesë të dokumentacionit dhe janë njoftuar inspektorët.

Në Ferizaj janë kontrolluar 4 lokale dhe është arrestuar një person. Gjatë operacionit janë konfiskuar 4 g heroinë, 2 pistoleta, 10 fishekë dhe një thikë. Gjatë kontrollit në dy lokale janë identifikuar 29 persona të gjinisë femërore (10 dhe 19) duke punuar pa dokumentacion për të cilat janë njoftuar autoritetet përkatëse.

Në Gjilan janë kontrolluar 6 lokale janë konfiskuar 0.7g marihuanë dhe një thikë.

I tërë operacioni është realizuar nën autorizimin e prokurorit përkatës dhe në bashkëpunim me Drejtorinë e Njësive të Specializuara dhe njësi të tjera nga drejtoritë rajonale të Policisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)