19 Prill 2024

U Shënua dita Evropiane kundër Trafikimit me Njerëz

Prishtinë, 17 tetor - Në një ceremoni të mbajtur sot, u shënua Dita Evropiane kundër Trafikimit me Njerëz. Në këtë aktivitet morën pjesë gjithë akterët kombëtarë dhe ndërkombëtarë, të cilët janë të angazhuar në luftën kundër trafikimit me njerëz, posaçërisht me fëmijët, të rinjtë dhe gratë të cilët janë viktima, apo viktima potenciale të shfrytëzimit seksual, të punës dhe lypsarisë.

Koordinatori Nacional Kundër Trafikimit me Njerëz, Sasa Rasic, theksoi se qëllim primar dhe ndër prioritetet kryesore të institucioneve të Republikës së Kosovës është lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Rasic tha se jemi të gjithë së bashku këtu për të treguar se ekziston një vullnet politik për të luftuar këtë dukuri negative. Janë hartuar dokumente legjislative strategjike në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe ekzistojnë kapacitetet profesionale që shërbejnë të gjitha së bashku në luftimin e kësaj të keqe dhe vënien e kriminelëve që merren me këtë dukuri para drejtësisë.

“Është i një vullnet i dukshëm i të gjitha institucioneve tona dhe organizatave jo qeveritare, si një koalicion në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe këtë bashkëpunim duhet ta vazhdojmë dhe ta intensifikojmë në vitet e ardhshme, si në identifikimin e viktimave ashtu edhe në rehabilitimin e tyre”, theksoi Rasic.

Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, theksoi se trafikimi me njerëz sot konsiderohet si skllavëri moderne, shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe krim i rënd i natyrës transnacionale dhe për këtë luftimi i kësaj dukurie kërkon mobilizim, përkushtim dhe bashkërendim të aktiviteteve relevante.

“Është koha e fundit që kjo formë e degradimit të vlerave dhe moralit njerëzor dhe kjo njollë e keqe e historisë moderne të njerëzimit të hiqet. Shënimi i kësaj dite evropiane  edhe në Kosovë dëshmon gatishmërinë e institucioneve të Kosovës që të bëhet pjesë aktive e politikave dhe planeve të shteteve të zhvilluara për të luftuar me seriozitet këtë dukuri”,- tha Rexhepi.

Rexhepi theksoi falë profesionalizimit të Drejtorisë së Policisë së Kosovës për Luftimin e Trafikimit me Njerëz, këtë vit janë realizuar 223 operacione, operativo hetimore dhe si rezultat i kësaj pune, këtë vit kemi rënie prej 16% të numrit të viktimave në krahasim me vitin e kaluar.

Shefi i sektorit të politikes dhe ekonomisë në zyrën e BE-së, Thomas Gnocchi, tha se Komisioni Evropian ka publikuar një paketë me tri politika, ku përfshin: monitorimin, nxjerrjen e ligjit dhe implementimin e ligjit.

“Ju keni bërë një përparim në implementimin e atyre ligjeve që kanë të bëjnë me hetimin dhe ndjekjen e kriminelëve dhe këto politika kanë qëllim që t’i ndjekim ata persona që merren me trafikim. Trafikim i është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut, neni i 5 i ligjit kundër trafikimi të njerëzve dhe është një prioritet i shtetit që ta luftoj këtë dukuri”, theksoi Gnocchi.

Në këtë konferencë me nga një fjalë rasti folën edhe shefi për çështje ekonomike dhe politike nga Ambasada Amerikane në Kosovë, Shawn Crowley, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rasic, zëvendësministri i Ministrisë së Arsimit, Nehat Mustafa dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)