20 Prill 2024

Gratë bëjnë thirje për paqe në gjithë botën

Prishtinë, 19 shtator - Gratë kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në ndërtimin e paqes në tërë botën përfshirë Kosovën dhe Evropën Lindore. Megjithatë roli i tyrë rallë është pranuar publikisht, përkundrazi mediat shpesh shfaqin gratë vetëm si viktima pasive.

Global Network of Women Peace-builders (GNWP) pjesë e së cilës është edhe Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK), kërkon të ndryshoj këtë portret homogjenizues të grave përmes kësaj fushate botërore mediale “Women Speak Out for Peace” (Gratë bëjnë thirrje për paqe).

Fushata e organizuar për të shënuar ditën e paqes me 21 shtator, do të bashkoj gra dhe burra, vajza dhe djem nga e tërë bota, nga 15 deri me 21 shtator, të cilët do të ngrisin zërin e tyre për paqe.

Kjo fushatë synon që të ndryshojë figurën viktimizuese të grave që mediat e promovojnë, duke i prezantuar ato në një frymë të re, si gra vendim-marrëse që sjellin ndryshime. Për më shumë, të gjithë janë të ftuar për të ndarë informacione dhe histori përmes rrjeteve sociale në lidhje me rolin që gratë luajtur në ndërtimin e paqes.

Në Kosovë, gratë kanë luajtur një rol të rëndësishëm duke kontribuar për paqen dhe sigurinë që nga miratimi i Rezolutës 1325 në vitin 2000, dhe para. Këtu janë disa mënyra përmes të cilave gratë në Kosovë kanë kontribuar për paqen:

·         Kur gratë janë lënë jashtë negociatave mes Kosovës dhe Serbisë, RrGGK dhe Gratë në të Zeza në Serbi kanë formuar Koalicionin e Grave për Paqe, i cili ka dërguar disa letra për çështjet që janë diskutuar gjatë negociatave në mënyrë që zëri i grave të dëgjohet në këtë proces.

·         Kërkim-falja e parë ndonjëherë për krimet e bëra nga Qeveria e Serbisë drejt Kosovarëve është bërë nga Gratë në të Zeza gjatë një takimi të Koalicionit të Grave për Paqe të mbajtur në Strugë, Maqedoni në vitin 2006. Ky kërkim-falje që është bërë publik edhe nga të gjitha mediat e Kosovës, ka pasur një rëndësi të veçantë për qytetarët e Kosovës, në proceset e shërimit dhe paqës.

·         Koaliconi i Grave për Paqe ka qenë poashtu i rëndëishem për ri-krijimin e mardhënieve mes grave në Kosovë dhe Serbi, përmes ndarjes së storieve për periudhën e luftës dhe fillimit të një procesi shërimi.

·         RrGGK ka mbështetur krijimin e Lobit Rajonal të Grave për Paqe, Siguri dhe Drejtësi në Evropën Juglindore, që ka bashkuar gra nga politika dhe shoqëria civile nga i gjithë rajoni për të avokuar mbi çështjet që i kanë shqetësuar ato, duke çuar më tej paqen dhe sigurinë  e grave.

·         Aktivistet e RrGGK kanë biseduar dhe trajnuar qindra trupa të NATOS/KFOR-it për çasjen që duhet pasur në punë me gratë të cilat kanë përjetuar dhunë gjatë luftës, për të zbatuar edhe më shumë perspektivën gjinore në punën e paqeruajtësve.

·         Paqja nuk është vetëm mungesa e luftës; pas luftës gratë vazhdojnë të përballen me forma të ndryshme të dhunës, duke përfshirë trafikimin për shfrytëzim seksual, dhunën në familje dhe ngacmimet seksuale në rrugë dhe në punë. RrGGK dhe anëtarët e saj kanë kontribuar për paqen në Kosovën e pas luftës duke avokuar për një kornizë ligjore të përmirësuar dhe mekanizëm institucional për mbrojtjen e grave nga Dhuna në Baza Gjinore.

·         Vet RrGGK si një rrjet ndëretnik i 86 orgnaizatave të udhëhequra nga gratë, ofron hapsirë për ndërtimin e paqes në mes të grave të etniciteteve të ndryshme përmes iniciativave të përbashkëta drejt një qëllimi të njejtë për të çuar më tej të drejtat e grave në Kosovë.

Për më shumë ju lutem lexoni 1325 Fakte dhe Fabula, përmbledhje rrëfimesh lidhur me nivelin e zbatimit të Rezolutës 1325 për Gratë, Paqën dhe Sigurinë në Kosovë, që mund ta gjeni në faqën tonë.

Rezolutat 1325 dhe 1820 për Gratë, Paqen dhe Sigurinë njeh rolin e grave në proceset e ndërtimit të paqes dhe bën thirrje për pjesëmarrje më të madhe të grave në këto procese.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)