28 Mars 2024

Vrasja e Pistës: 40 të intervistuar, asnjë i dyshuar

Prishtinë, 22 korrik - Kanë kaluar mbi një muaj nga vrasja e Elvis Pistës, kandidat për deputet i PDK\'\'së nga Rahoveci, por Prokuroria e Shtetit ende nuk e ka asnjë të dyshuar.

\"Ende nuk kemi të dyshuar. Jemi duke punuar dhe hetuar në çdo pistë të mundshme, por nuk e kemi intervistuar askënd seri tash në cilësinë e të dyshuarit\", thotë Prokuroria Shpresa Bakija.

Ajo bënë me dije se numri i personave që janë intervistuar si dëshmitarë në këtë hetim është mbi 40. Nga ta ka edhe persona nga PTK\'ja, kompania publike ku punoi Pista.

Por, ky hetim deri thash nuk ka arritur as në përfundimin se cili është motivi i vrasjes së Pistës.

\"Ende nuk dihet motivi i këtij krimi. Po ta zbulonim motivin, edhe kapja e të dyshuarit do të ishte më e lehtë\", thotë për  Bakija.

Elvis Pista ishte vrarë pas një feste me familjen, dhe vrasësi r kishte qëlluar nga afër me armë me zhurmë-mbytës.

Vrasja e tij e kishte tronditur opinionin, kryesisht për shkak se Pista ishte në garë për deputet dhe vrasja e tij ndodhi shumë pak kohë pas zgjedhjeve. (Express) 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)