28 Mars 2024

Vazhdojnë masat e emergjencës në ndihmë të banorëve të Prishtinës

Prishtinë, 19 prill - Sot Kryetari i Komunës Shpend Ahmeti mbajti një konferencë për media nga terreni me qëllim të paraqitjes së gjendjes në fshatrat ku kanë ndodhur vërshimet.

Ai së bashku me nënkryetarin Dardan Sejdiu, Drejtorin e punëve publike, Ardian Gashin dhe atë të Inspeksionit Xhelal Sveçla e të Infrastrukturës lokale Hysen Durmishi, nga mëngjesi janë duke ndjekur operacionet e zhbllokimit nga uji të zonave të vërshuara.

Në adresimin për media nga fshati Makovc, Kryetari Ahmeti së bashku me Drejtorin e shërbimeve publike, Ardian Gashi, tha se prioritet i planit tonë është mbrojtja e jetës së banorëve, e më pas patjetër dhe masat për zbrazjen nga uji të tokave dhe rrugëve të kalimit.

Në fshatin Makovc, si një nga zonat më problematike, zyrtarët përgjegjës treguan për masat konkrete që kanë ndërmarrë për zhbllokimin e situatës në atë zonë si dhe në të gjitha rastet e fshatrave të tjerë.

Zgjidhje e përkohshme sipas tyre ka qenë hapja e një grope afër shtratit të lumit në mënyrë që uji të mos vërshonte edhe pjesën tjetër të rrugës.

Në ndërkohë drejtoritë dhe drejtuesit e Komunës së bashku me kompanitë komunale të ndihmuar vullnetarisht edhe nga mjetet e disa kompani private po vazhdojnë intensivisht punën për ta kapërcyer rrezikun.

Si pasojë e kësaj gjendje alarmante në ora 17:00, Kryetari i Komunës pasi ka kërkuar mbështetjen edhe të FSK-së do të mbajë mbledhjen e Komitetit të krizave në Komunë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)