25 Prill 2024

Kosova, e përkushtuar në rrugën e saj drejt integrimit evropian

Prishtinë, 20 korrik - Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj ka mbajtur sot një ligjeratë për studentët në kuadër të Akademisë Verore Ndërkombëtare në Kosovë. Ministrja Ahmetaj me këtë rast ka folur për procesine integrimit Evropian të Kosovës dhe procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

\"Ministrja i informoi studentët për historikun e marrëdhënieve Kosovë – BE dhe avancimet me agjendën evropiane të Kosovës dhe rajonit, po ashtu, edhe në bashkëpunimin rajonal dhe shkëmbimin e përvojave për të avancuar sa më shumë me agjendën evopiane\", thuhet në një kumtesë të Ministrisë.

Sipas Ahmetajt, Kosova ka vazhduar me hovin dhe potencialin e vetë të faktorizohet dhe kontribuoj në anëtarësimin në nisma rajonale dhe ndërkombëtare.

Sipas ministres, Kosova duke u përfshirë në dialogun e përkrahur nga Bashkimi Evropian, ka arritur të avancoj me agjendën evropiane, njëkohësisht duke plotësuar kriteret teknike dhe politike në këtë drejtim.

Sipas saj, një vit nga hyrja në fuqi e marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, krahasuar me rajonin, Kosova ka pasur sukses të madhë me implementimin e sajë dhe ka arritur të krijoj dhe funskionalizoj strukturat kyçe që do t\'i kontribuojnë implemntimit të MSA-së, në këtë mënyrë parashihet që Kosova, maksimalisht të përfitoj nga MSA.
 
Ministrja Ahmetaj i ka ftuar studentët ndërkombëtarë që të vazhdojnë të përcjellin zhvillimet në Kosovë edhe pas përfundimit të këtijë programi veror, dhe të jenë zë i realitetit me rininë dinamike që ka, sikurse edhe zhvillimit të vrullshëm social që është duke kaluar Kosova.

Akademia Verore Ndërkombëtare, është organizim i Qendrës Kosovare për Diplomaci, në bashkëpunim me Kolegjin Universum.
 
Ndërsa, pjesëmarrës ishin 53 studnetë nga 27 shtete të ndryshme si: SHBA, Angli, Skoci, Gjermani, Norvegji, Holandë, Belgjikë, Danimarkë, Luksemburg, Letoni, Irlandë, Itali, Kanada, Meksikë, Brazil, Japoni, Kolombi, Zvicërr, Belgjikë, Poloni, Ceki, Hungari, Kroaci, Bahrein, Ukrainë dhe Nigeri.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)