19 Prill 2024

Fajon: Për liberalizimin e vizave Kuvendi duhet të ratifikojë demarkacionin

Prishtinë, 21 shkurt - Komisioni për Integrime Evropiane i Kuvendit të Republikës së Kosovës, takoi sot eurodeputeten, njëherësh raportuese për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon.

Në fillim të takimit, kryetarja e Komisionit Njomza Emini, e falënderoi eurodeputeten Fajon, për vizitën, dhe më pas, e njoftoi atë për angazhimet  e komisionit, e që kanë të bëjnë   me  integrimet evropiane.

Emini në vijim tha se angazhimi për liberalizimin e vizave për qytetarët është një ndër çështjet më të rëndësishme, dhe lidhur me këtë ajo kërkoi përkrahjen e  raportueses për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian, Fajon.

Lidhur me këtë, eurodeputetja Fajon, ritheksoi se, për liberalizimin e vizave, Kuvendi duhet të ratifikojë Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Ajo bëri thirrje që procesi i demarkimit të  kufirit të përfundojë, sepse, sipas saj ky është kusht i patejkalueshëm për BE-në.

Folën më pas edhe deputetët: Donika – Kadaj Bujupi, Xhavit Haliti, njëherësh nënkryetar i Kuvendit, Arben Gashi, Time Kadrijaj dhe Fatmir Xhelili,  të cilët nënvizuan se janë të përkushtuar për të punuar në agjendën e integrimeve evropiane, ndërkaq, lidhur me demarkacionin me Malin e Zi, përfaqësuesit e opozitës thanë se janë kundër versionit të marrëveshjes së nënshkruar.
Raportuesja për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian,

 Tanja Fajon, iu premtoi anëtarëve të komisionit se shqetësimet dhe rekomandimet e shfaqura gjatë takimit, do tua bëjë të ditura bashkëpunëtorëve të saj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)