28 Mars 2024

Politika në Serbi të jetë pjesë e zgjidhjes së çështjes së të pagjeturve

Prishtinë, 25 tetor - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka takuar kryesuesin e Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Prenk Gjetaj.

Me kryesuesin Gjetaj, presidenti Thaçi ka biseduar rreth angazhimit për të mbyllur kapitullin e personave të pagjetur dhe për hapat e ardhshëm që duhet ndërmarrë.

“Çështja e të pagjeturve është çështje humanitare dhe politika në Serbi duhet të jetë pjesë e zgjidhjes së saj e jo pengesë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Nga ana tjetër, kryesuesi i komisionit për personat e zhdukur, Prenk Gjetaj, e informoi presidentin Thaçi se deri ku ka arritur puna e komisionit dhe për pengesat kryesore në punën e tyre.

Presidenti Thaçi ritheksoi se mbetet i përkushtuar që sa më shpejtë të mbyllet kjo çështje e ndjeshme, e cila ende sjell dhembje për qytetarët tanë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)