28 Mars 2024

Demarkacioni rrezikon koalicionin

Prishtinë, 27 korrik - Në pikëpyetje do të vihet koalicioni qeverisës pas vendimmarrjes për Marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Kjo për shkak të dallimeve që partitë kryesore në pushtet kanë për kufirin.

Partia Demokratike ende nuk e ka publikuar qëndrimin zyrtar për këtë marrëveshje që një vit më parë ishte firmosur nga Hashim Thaçi, atëkohë kryetar i këtij subjekti politik.

Në fillimvit, Thaçi është zgjedhur president i shtetit dhe, me të marrë mandatin, ka hequr dorë nga funksioni partiak. Prej atëherë, jo pak deputetë të PDK-së kanë folur me rezerva përkitazi me demarkacionin. E këtë javë nga kjo parti ka dalë me qëndrimin se zgjidhja e kontestit duhet kërkuar në arbitrazhin ndërkombëtar, shkruan sot Koha Ditore.

Në anën tjetër, kryeministri Isa Mustafa dhe partia të cilën e drejton, Lidhja Demokratike, kanë mbetur jetimë në insistimin që me çdo kusht duhet ratifikuar versioni aktual i demarkacionit, për të cilin ekspertë dhe opozita prej një viti kanë alarmuar se ia tkurrë territorin shtetit për rreth 8 mijë hektarë.

Qëndrimi është mbështetur edhe nga forume të larta partiake, sikur është Kryesia.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)