25 Prill 2024

Kuvendi miraton ligjin kundër terrorizmit

Prishtinë, 25 maj - Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar me shumicë të thjeshtë të votave ligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.

Ligji kaloi në leximin e dytë dhe 58 deputetë votuan për të, e 7 të tjerë abstenuan.

Me miratimin e ligjit, Kosova përmbush edhe një pjesë të legjislacionit të saj që parandalon dhe lufton terrorizmin.

Autoritetet e sigurisë në Kosovë thonë se të paktën 14 organizata joqeveritare u mbyllën më shumë se një vit më parë, me dyshimin e mbështetjes dhe financimit të veprimeve ekstremiste e terroriste të individëve a grupeve të veçanta.

Pak më muaj më parë, në Pejë u arrestua një afarist me dyshimin e financimit të grupeve terroriste.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)