28 Mars 2024

Kurti: Kerry nuk përzihet se kush bëhet president në Kosovë

Prishtinë, 14 shkurt - Ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke folur për vizitën e sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry, tha se SHBA brengoset për gjendjen në Kosovë dhe tha se populli i Kosovës është mirënjohës për mbështetjen amerikane.

Sidoqoftë, ai tha se Shqipëria dhe Kosova duhet të thellojnë bashkëpunimin me SHBA-në.

“Gjendja në Kosovë nuk është e mirë. Kerry vizitoi Prishtinën në fund të vitit të kaluar. E në fillim të këtij viti po viziton Tiranën”.

“Kjo është një vizitë e rëndësishme edhe për vendin por edhe për kohën kur po ndodhë”.

“Shumica e njohjeve të Kosovës nuk do të ndodhte pa SHBA-në dhe ne jemi falënderues për këtë”.

“Por shqiptarët duhet ta thellojnë aleancën pra të bëjnë bashkëpunim për të ardhmen dhe jo për të kaluarën”.

“Shqipëria duhet të forcojë ushtrinë, e Kosova duhet të formojë ushtrinë. Prandaj, ne duhet të kemi më shumë bashkëpunim në çështjen e sigurisë”, tha Kurti, transmeton lajmi.net.

I pyetur se nëse kjo vizitë e Kerryt është mbështetje për zgjedhjen e Hashim Thaçit për president, Kurti tha se nuk beson se sekretari amerikan “përzihet” se kush do të duhej të ishte president i Kosovës.

“Besoj se nuk është kjo vizitë për mbështetje për Thaçin president. Nuk besoj se zoti Kerry përzihet se kush do të bëhet president në Kosovë”, tha Kurti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)