29 Mars 2024

Kosova ka prioritete më të mëdha sesa themelimi i Gjykatës Speciale

Prishtinë, 31 korrik - Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, e ka konsideruar të pakuptimtë riprocedimin për votim në Kuvendin e Kosovës të amendamenteve kushtetuese që i hapin rrugë themelimi.

Kuvendi tashmë ka vendosur për këtë çështje, prandaj Haradinaj vlerëson se tani institucionet e Kosovës duhet të punojnë për ta themeluar një gjykatë vendore për krime lufte, e cila nuk do të ishte selektive dhe që do t’i gjykonte të gjitha krimet e kryera gjatë luftës.

Këto deklarata kreu i AAK-së i ka thënë në intervistën të dhënë për gazetën “Zëri”, ku ka mohuar mundësinë që partia, që ai drejton, ta kundërshtojë këtë Specialen edhe në format radikale.

Haradinaj tha se qëndrimi kundër Speciales nuk ka të bëjë me çështjet subjektive, por tha se veprimi është politik dhe lidhet kryekëput për çështjen e Kosovës.

Ai ka vlerësuar se në Kosovë ka prioritete më të mëdha sesa themelimi i Gjykatës Speciale, siç është niveli i lartë i krimit e korrupsionit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)