29 Mars 2024

Jahjaga kërkon distancim të organizatorëve nga dhuna

Prishtinë 24 janar - Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dënon ashpër aktet vandale që ndodhën në protestë.

\"E konsideroj protestën e sotme në Prishtinë si një të drejtë demokratike të qytetarëve të Kosovës për të shprehur kërkesat e tyre. Megjithëkëtë dënoj ashpër aktet vandale të një grupi të vogël protestuesish ndaj pronës publike dhe private të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe kërkoj që organizatorët e protestës të distancohen nga turmat që po sulmojnë Policinë e Kosovës dhe po dëmtojnë institucionet e Kosovës e bizneset në qytet\", thuhet në deklaratën e  Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga

Ajo ka deklaruar se e drejta për të protestuar është e drejtë e pamohueshme që garantohet dhe ushtrohet në çdo demokraci, por atë e përcjellë edhe përgjegjësia për të ruajtur rendin publik dhe pronën e ndërtuar me shumë sakrificë, djersë e mund nga qytetarët e Kosovës.

\"Ftoj të gjitha palët për qetësi dhe demonstrim te pjekurisë politike dhe shoqërore\", thuhet në deklaratën e  Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)