19 Prill 2024

Deputetet kërkojnë që në qeverinë e re të ketë më shumë femra

Prishtinë, 23 nëntor - Grupet punuese të koalicionit PDK-LDK tashmë janë duke punuar në ndarjen e resorëve qeveritarë, por end nuk kanë dhënë ndonjë detaj lidhur me përbërjen e ekzekutivit të ri.

Ndërkohë, deputete nga koalicioni qeverisës kërkojnë që në qeverinë e re të ketë më shumë femra sesa në ekzekutivët e deritashëm.

Grupet punuese të dy subjekteve politike PDK e LDK, që kanë lidhur koalicion për formimin e institucioneve të reja, do të takohen të hënën, pas takimit që kanë pasur të premten për realizimin e marrëveshjes në parim dhe hartimin e një plani qeverisës.

Përfaqësuesi i PDK-së në këtë grup, Enver Hoxhaj, nuk ka dashur të komentojë më shumë lidhur me këtë çështje.

Ai ka thënë se grupet punuese kanë realizuar vetëm një takim të parë, dhe se të hënën do të takohen përsëri.

Poashtu, edhe Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, i cili është pjesë e këtij grupi nuk ka dashur të flas për këtë çështje.

As përfaqësuesit e LDK-së, Ismet Beqiri e Teuta Sahatqija, nuk e kanë hapur telefonin për t’u pyetur rreth formimit të institucioneve të reja.

Ndërkaq, deputetja e LDK-së, Alma Lama, ka thënë se balanci gjinor duhet të ekzistojë në përbërjen e qeverisë së re, dhe e mira do të ishte që raporti të ishte 50 me 50.

/Kosova Sot/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)