28 Mars 2024

Vllasi: Thaçi kryeministër, Mustafa kryeparlamentar

Prishtinë, 23 nëntor - Njohësi i zhvillimeve politike në vend Azem Vllasi, ka deklaruar se Kosova tani pas marrëveshjes PDK-LDK ka nevojë të ketë një qeveri kompetente, profesionale dhe me duar të pastra.

Vllasi ka theksuar se Isa Mustafa duhet të kënaqet me postin e kryeparlamentarit, kurse Thaçi të mbetet kryeministër. Ai parasheh edhe mospajtime të thella që mund të qojnë edhe në zgjedhje të reja.

Azem Vllasi thotë se tani Kosova nuk duhet të humb kohë, por duhet të insistojë në formimin sa më të shpejt të institucioneve shtetërore. Sipas tij dy partitë politike PDK e LDK kanë potencial kadrovik ta bëjnë një qeveri kompetente dhe profesionale për të mbuluar të gjitha lamitë. Vllasi ka edhe një porosi për dy liderët Thaçi e Mustafa.

“Kjo qeveri nuk duhet të ketë emra nga qeveritë e kaluara e që janë përfolur dhe janë në procedura hetimore rreth korrupsionit dhe keqpërdorimeve. Unë mendoj se është nevojë e madhe që të formohet një qeveri me emra të pastër” ka theksuar Vllasi, raporton rajonipress. Megjithatë ai shton se edhe pse është arritur marrëveshja PDK- LDK megjithatë po shihet se me këtë marrëveshje ende nuk është kryer puna sepse nuk janë ndarë pozitat.

“Thaçi këmbëngul tek pozita e kryeministrit, kurse Isa sa ishte në VLAN insistonte tek kryeparlamentari. Por tashti e kemi një situatë të re. Mendoj se Isa Mustafa duhet të pajtohet me kryeparlamentarin sepse i flenë ajo pozitë, por ai e din se ka pakënaqësi nga elektorati dhe nuk e ka bash lehtë ta pranojë kryeparlamentarin. Ndoshta këto dy poste edhe mund të ndahen në mënyrë “paqësore” ose LDK mund ta prishë marrëveshjen dhe mund të shkojmë në zgjedhje të reja” ka shtuar Vllasi.

Ai thotë se edhe nëse shkojmë në zgjedhje të reja edhe kjo formulë i konvenon Hashim Thaçit, por më racionale do të ishte formula e formimit të Qeverisë sipas marrëveshjes PDK-LDK.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)