19 Prill 2024

Jahjaga ftohet si Presidente në Beograd

Prishtinë, 19 tetor - Presidentja Atifete Jahjaga është ftuar për të marrë pjesë në Beograd nga Komisioni Trelateral i Komisionit Europian. Jahjaga është ftuar në cilësinë e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Konferenca pritet të mbahet në kryeqytetin serb prej 31 tetorit deri më 2 nëntor.

Pjesë e kësaj konference do të jenë edhe 180 liderë të tjerë të fushave të ndryshme.

“Kjo është hera e parë që Komisioni takohet me liderët e rajonit në një histori 48 vjecare në Europë, ku janë të pranishëm 180 liderë eminent, opinionistë të fushave të ndryshme nga politika, komuniteti i biznesit, media dhe qarqeve të ndryshme akademike të cilët vijnë nga procese të ndryshme vendimmarrëse”, thuhet në ftesën dërguar Presidentes e të nënshkruar nga Kryetari i Komisionit për marrëdhënie Trilaterale të Eurpoës, Jean Claude Trichet.

Ftesën e ka nënshkruar edhe Jovan Kovacic, Kryetar i Grupit të Komisionit Trilateral të Serbisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)