19 Prill 2024

“Darka e Lamës”, bën bashkë liderët

Prishtinë, 18 tetor - Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga në manifestimin “Darka e Lamës”, që sivjet organizohet në Gjakovë, ka deklaruar se “Darka e Lamës”, simbolizon festën e gëzimit të njeriut që i ka përfunduar të gjitha punët e motmotit, duke sjellë mbi të gjitha gëzimin për bereqetin e tokës sonë.

“Darka e Lamës, një manifestim i lashtë tradicional i popullit tonë që sivjet organizohet në Gjakovë, në Lamën e Drithit, e simbolizon festën e gëzimit të njeriut që i ka përfunduar të gjitha punët e motmotit, duke sjellë mbi të gjitha gëzimin për bereqetin e tokës sonë”, ka theksuar ajo.

Sipas saj në këtë ditë i falënderohemi Zotit për të gjitha të mirat që na i ka sjellë, e nderojmë punën dhe angazhimin e bujkut, për prodhim cilësor dhe të bollshëm, dhe mblidhemi të gjithë rreth sofrës tonë të përbashkët, duke paraqitur secila shtëpi prodhimet më të mira që i ka dhe duke i ndarë bashkërisht me të tjerët. “Darka e Lamës është një festë gëzimi, sepse është siguruar buka e motmotit, është një festë e begatisë dhe e të mirave, që na i ka falë natyra, është një festë solidariteti dhe e punës së përbashkët të njerëzve që ndihmojnë njëri – tjetrin”, ka theksuar ajo.

Jahjaga, ka theksuar se duhet të shtojmë përpjekjet dhe angazhimin që t’i dalim zotë kësaj toke, duke bashkëpunuar dhe duke gjetur rrugën më të mirë për ndërtimin e institucioneve të përgjegjshme, të qëndrueshme dhe demokratike, për të çuar përpara vendin, për prosperitet, zhvillim e mirëqenie. “ Duke ruajtur traditat tona më të mira të dëshmojmë urtësi e dinjitet, të përjetësojmë idealet e të gjithë brezave që e deshën Kosovën vend të lirë e demokratik në miqësi të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vend anëtar të Bashkimit Evropian dhe i NATO-s”, ka deklaruar ajo.

Në manifestimin e mbajtur ne Gjakovë, kanë marrë pjesë edhe kryeministri Thaçi, liderët e partive politike, Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj, kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari, etj

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)