28 Mars 2024

PDK-ja e hapur për bashkëpunim

Prishtinë, 19 shtator -  Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kërkuar nga koalicioni LDK-AAK-Nisma-VV të heqin dorë nga qasja bllokuese dhe t’i hapin rrugë formimit të institucioneve.

Ai ka thënë se qasja e tyre është në dëm të interesave të qytetarëve të Kosovës.

“PDK-ja ka qenë dhe vazhdon të jetë e hapur për të biseduar me të gjithë, në mënyrë që sa më shpejt të formohen institucionet e reja, pra fillimisht të konstituohet Kuvendi e pastaj qeveria. Blloku opozitar duhet të ketë qasje racionale dhe jo bllokuese siç u pa në seancën e djeshme”, ka deklaruar Krasniqi, në një konferencë për medie, e cila është mbajtur pas takimit të grupit parlamentar të PDK-së dhe takimit me kryetarët e degëve. 

Ai ka thënë se PDK-ja nuk do të bëjë kompromis as për postin e kryeministrit e as për atë të kryeparlementarit.

“PDK-ja e ka kandidatin për kryeministër, i cili e ka marrë besimin e qytetarëve për ta impelmentuar ‘Misionin e Ri’. Po ashtu, PDK-ja e ka edhe kandidatin për kryeparlamentar z. Arsim Bajrami”, ka thënë Krasniqi, duke shtuar se PDK-ja nuk bënë kompromis me vullnetin e qytetarëve dhe me Kushtetutën.

Nënkryetari i PDK-së, ka thënë se subjekti i tyre nuk është i interesuar që ta çojë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme, por, sipas tij, edhe zgjedhjet janë opsion, mirëpo jo i pari.

Gjithashtu Krasniqi e ka vlerësuar lartë iniciativën e presidentes Atifete Jahjaga, e cila pas seancës së djeshme i ka ftuar në takim liderët e partive politike. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)