28 Mars 2024

S’ka zgjidhje pa ndërkombëtarët

Prishtinë, 2 shtator - Faktori ndërkombëtar përveç disa deklaratave, përmes të cilave ka kërkuar që të respektohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese, nuk ka ndërhyrë për t’i bërë bashkë partitë shqiptare në procesin e konsolidimit të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 8 qershorit.

Analistët vlerësojnë se faktori ndërkombëtar nuk do të ndërhyjë pa u shterur të gjitha mundësitë, ndonëse është hera e parë që nuk ka ndërhyrë në këso lloj situatash.

Analisti nga Grupi Ballkanik i Krizave, Naim Rashiti, ka deklaruar se faktori ndërkombëtar ndërhyn vetëm në rast të përkeqësimit apo ndonjë bllokade më të madhe. Sipas tij, ende nuk janë shterur të gjitha mundësitë për krijimin e institucioneve.

“Ata do të provojnë të ndërhyjnë para shpalljes se zgjedhjeve të reja. Pra, ka rrezik dhe mundësi që kjo procedurë me zgjatë akoma më shumë. Ata do të ndërhyjnë në rast të thëllimit akoma më të madh të krizës. Deri në seancën e ardhshme nuk e besoj se do të ndërhyje askush, sepse seanca do të zhvillohet në bazë të Kushtetutës”, ka thënë Rashiti.

/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)