20 Prill 2024

115 mijë e 759 nënshkrime për ‘Drejtësi për gratë e dhunuara

Prishtinë, 31 korrik - 115 mijë e 759 nënshkrime janë mbledhur për peticionin “Kërkojmë Drejtësi Ndërkombëtare për Gratë e Dhunuara gjatë Luftës së fundit në Kosovë”.

Edita Tahiri gjatë një konference për media tha se me këto nënshkrime qytetaret treguan sa shumë ndjejnë dhimbje për ketë tragjedi që i ka ndodhur Kosovës.

Ajo tha se janë në biseda me zyrtarët e OKB-së për ta dërguar peticionin në këtë organizatë.
Tahiri tha se ajo ka dërguar një dokument në BE për dialogun me Serbinë dhe në kuadër të këtij dialogu do të jetë edhe dhunimi i grave.

Ajo tha se i pret një punë e madhe për sensibilizimin e grave të dhunuara. Po ashtu, për këtë peticion janë dhënë edhe mjete financiare nga kompani të ndryshme.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)