28 Mars 2024

Keqpërdorimet bëhen politikëbërje në prokurimin publik

Prishtinë, 31 korrik - Lëvizja FOL sot ka publikuar raportin e saj \"Monitoruesi i Prokurimit\" për periudhën Mars-Qershor 2014. Kenan Tora nga Lëvizja FOL tha se ky raport pasqyron parregullsitë gjatë procedurave të tenderimit në ministri, komuna dhe ndërrmarrje publike të Republikës së Kosovës. 


Ai më tutje vazhdoi duke sqaruar se raporti përbëhet nga dy pjesë, ku në pjesën e parë përshkruhen procedurat e monitoruara me pjesëmarrje direkte të FOL-it në institucione të ndryshme publike kurse në pjesën e dytë përshkruhen vendimet e Organit Shqyrtues të Prokurimit në këtë periudhë 4 mujore.

Më pas, me prezentimin e të gjeturave të raportit vazhdoi Sibel Halimi e cila tha se Lëvizja FOL në kuadër të periudhës katër mujore ka monitoruar 12 procedura të ekzaminimit, vlerësimit dhe krahasimit të tenderëve.

Në vazhdim ajo tha se nga 12 tenderët e monitoruar, 8 kanë përfunduar me shpallje të fituesit, 3 janë anuluar me rekomandim të komisionit vlerësues për shkak se është pranuar vetëm një ofertë e përgjegjshme, kurse 1 është kthyer në Ri-tenderim me vendim të OSHP-së.

Sipas Halimit të gjeturat kryesore nga monitorimet e realizuara nga Lëvizja FOL për sa i përket parregullsive që janë prezente në procedurat e tenderimit janë si në vijim:

Mos-standardizimi i procesit të hartimit të specifikacioneve dhe kërkesave në Njoftim për Kontratë, gjegjësisht në dosjen e tenderit;

Çmimet jo-normalishtë të Ulëta që shpesh janë prezente për artikuj të ndryshëm në ofertën e Operatorëve Ekonomik;

Mos-koordinimi në mes të institucioneve publike siç janë p.sh Administrata Tatimore e Kosovës dhe institucioneve tjera publike që tenderojnë shpesh shkakton konfuzion se cili dokument është valid apo për cilën periudhë;

Një problematikë tjetër që ka qenë prezente në prokurimin publik për një periudhë gati 8 mujore ka qenë mos-funksionimi i OSHP-së, gjë e cila ka dëmtuar edhe paranë publike edhe interesin e operatorëve ekonomik.

OSHP, pas ri-funksionalizimit në muajin Mars, gjatë periudhës Mars – Qershor që mbulon ky raport, ka marrë gjithsejt 28 vendime, ku i ka gjetur fajtore për mos-zbatim të dispozitave ligjore të LPP-së gjatë procedurave të tenderimit institucione të ndryshme publike siç janë: Komunat, Ministritë dhe Ndërmarrjet Publike.

Nga këto 28 vendime, 17 vendime kanë kthyer tenderët në Ri-vlerësim. Së këndejmi, nga 2 tender të iniciuar nga Komuna e Deçanit, Ferizajt, Prishtinës dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, nga 1 tender i iniciuar nga Komuna e Malishevës, Kamenicës, Gjakovës, Pejës, Ministria e Administratës Publike, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Postë - Telekomi i Kosovës janë kthyer në Ri-vlerësim.

Përderisa, 8 vendime janë marrë për Ri-tenderim. Derisa, nga 1 tender i iniciuar Ministria e Shëndetësisë, e Diasporës, e Punëve të Brendshme, e Drejtësisë, e Infrastrukturës, e Financave, si dhe nga 1 tender i iniciuar nga KEK dhe PTK janë kthyer në Ri-tenderim.

Organi Shqyrtues i Prokurimit me dy vendime të ndara, ka anuluar 1 tender të iniciuar nga KEK dhe 1 nga Komuna e Rahovecit, dhe me 1 vendim tjetër ka dënuar me gjobë dhe marrje të certifikatës së zyrtares kryesore të prokurimit në MAPL.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)