20 Prill 2024

Lista Serbe: Do mbrojmë interesat nacionale serbe

Prishtinë, 23 korrik - Bartësi i Listës Serbe, Aleksandër Jabllanoviç, tha se deputetët e subjektiti politik më të madh serb në Kosovë kanë kushte për të nominuarin për kryeministër.

“Ne kemi detyrim që për komunitetin serb të bëjmë një hap tutje me qëllim të përmirësimit të së ardhmes.\"

\"E këtë nuk mund ta arrijmë nëse merremi me çështje personale, gjegjësisht me pozitat ministrore që mund t’i kemi. Lista ‘Srpska’ ka një qëllim – përmirësimin e gjendjes së serbëve, e cila është e mundshme vetëm me një zhvillim ekonomik, i cili arrihet vetëm nëse ndërpritet procesi i privatizimit në vendet me shumicë serbe, tjetër çështje e cila është shumë e rëndësishme është që në një kohë sa më të shpejtë të formohet asociacioni i komunave të Kosovës, më pastaj kthimi i të zhvendosurve, dhe të kthehen pronat e Kishës ortodokse serbe e konfiskuar që në kohën e komunizmit”, theksoi Jabllanoviç.

Ai shtoi se \"Lista Serbe \" do të mbështesë cilindo që mbron interesat nacionale serbe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)