29 Mars 2024

Kosova u bashkohet trendeve të tregut botëror në industrinë e automobilizmit

Prishtinë, 25 tetor - Moda dhe kallëpet janë gjërat e para që të bien ndërmend se po prodhohen brenda fabrikës së kompanisë “Koshi Group” në Prizren.

Megjithatë, aty nuk prodhohen as fustane, as kostume, as vegla, as lojëra. Kjo fabrikë po bën emër në rrafshin ndërkombëtar me pjesë rezervë kreative, ekskluzive, estetike dhe që e avancojnë funksionin e automjeteve për vetura luksoze, të cilat shiten kryesisht online. 

 “Sekreti” i këtij produkti të bërë në Kosovë - në fakt në tërë rajonin - gjendet në lëndën e parë dhe në dizajn. I bërë nga fibrat e karbonit i cili importohet si fibra ose si fleta, ky produkt prihet, i jepet formë, përpunohet në autoklavë, lustrohet dhe lëmohet. Pothuajse të gjitha produktet e “Koshit” u eksportohen dilerëve të automjeteve siç janë “Fiat” dhe “Alfa Romeo”.   

Ndërmarrësi i ri Shkamb Koshi i cili ka diplomë në inxhinierinë e makinerisë, është truri që qëndron prapa kësaj ndërmarrjeje të guximshme, shpirti i këtij biznesi familjar.

Ai i kishte vetëm 18 vjet kur filloi të punonte pjesë të veturave nga fibrat e karbonit gjersa jetoi në Itali. Në vitin 2014 ai e themeloi kompaninë “Koshi Group” në Kosovë dhe i shpuri operacionet disa hapa më tej. Falë dizajneve kreative të tij dhe prodhimit të pjesëve të veturave që e bëjnë veturën të duket më e lëmuar, të shkojë më shpejtë dhe të jetë më e sigurtë. 

Si biznesmen i ri, edhe Shkambi përballet me disa sfida duke filluar nga marketingu e deri te administrata si dhe kalimi në një biznes që zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme. Lidhja me më shumë blerës ndërkombëtarë është esenciale.

Kjo është arsyeja pse në shtator, EMPOWER Sektori Privat i USAID-it e mbështeti kompaninë “Koshi Group” që të ekspozonte në E.R. Motorfest, një panair në Itali që u dedikohet entuziastëve, kompanive dhe konsumatorëve të sporteve motorike.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)