26 Prill 2024

Rritet industria nxjerrëse

Prishtinë, 24 qershor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat Afatshkurtra të Industrisë” për tremujorin e parë (TM1) 2016.

Kjo anketë me të dhënat që ofron, synon të paraqesë ecurinë në industri (B -nxjerrëse, C- përpunuese, D-Furnizim me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar dhe E – Furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtim të mbeturinave) në periudha tremujore, nëpërmjet te cilave kuptohet zhvillimi i ciklit në industri.

Krahasuar tremujorin e parë (TM1) të vitit 2016 me tremujorin e katërt (TM4) të vitit 2015, ka pasur një rritje te: Furnizimi me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) prej 16.0%; dhe Furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) me 8.6%. Ndërsa, ka pasur rënie te: Industria Nxjerrëse (B) prej (46.9%); dhe Industria përpunuese (C) me (20.7%).

Ndërkaq, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM1 2015 ), ka pasur një rritje te Industria Nxjerrëse (B) prej 66.6 %; dhe Furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) me 7.9%. Ndërsa, ka pasur rënie te: Industria përpunuese (C) prej (4.8 %) dhe Furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) me  (2.6%).

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)