24 Prill 2024

Volksvagen pritet t'u ofrojë para klientëve

Frankfurt, 9 nëntor - Në një faqe të njohur interneti për automobilat, thuhet se kompania gjermane e prodhimit të makinave, Volkswagen, po përgatitet t’i ofrojë pagesa në para kesh amerikanëve që kanë makina me diezel të kësaj firme.

Këto makina u provua se ishin programuar qëllimisht që të jepnin të dhëna fallso gjatë testeve për çlirimin e gazeve.

Në blogun \"The Truth About Cars\" “E vërteta mbi makinat”, thuhet se pritet që Volkswagen-i ta njoftojë këtë vendim në ditët e ardhshme.

Vetë kompania nuk ka komentuar publikisht lidhur me pagesat në kesh për konsumatorët.

Në raport thuhet gjithashtu se Volkswagen-i do të fillojë në shkurt të kryejë rregullimet e para të 482 mijë makinave me diezel që janë shitur në Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë programin e dyshuar në motorrin e tyre.

Kompania Volkswagen, po përballet me aktpadi të klientëve të irrituar, të cilët kërkojnë kompensim për rënien e vlerës së shitjes së makinave të përdorura Volkswagen and Audi, që përmbajnë programin e paligjshëm. Ky program ka dhënë të dhëna fallso për çlirimin e gazeve nga makinat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)