19 Prill 2024

Ferronikeli ricertifikohet me Standardin Ndërkombëtar

Drenas, 7 tetor - NewCo Ferronikeli Complex L.L.C është ricertifikuar nga kompania zvicerane SGS, me standardin ndërkombëtar ISO 14001:2004 në lidhje me praktikat më të mira të menaxhimit mjedisor.

Plotësimi i këtij standardi do të thotë se kompania punon në vazhdimësi që të minimizojë efektet e dëmshme mbi mjedisin si dhe përpiqet që të arrij përmirësim të vazhdueshëm të performancës së saj mjedisore.

Në takimin zyrtar përmbyllës ku u diskutuan të gjitha pikat e rëndësishme të këtij auditimi tre ditor, përfaqësuesit e kompanisë SGS nga Zvicra, përgëzuan menaxhmentin e NewCo Ferronikelit për të arriturat në kompani dhe për përmbushjen e kritereve drejt ricertifikimit. Z. Jovanovik si pjesë e këtij grupi, theksoi “Do të doja të përuroja NewCo Ferronikelin për përmbushjen e kritereve të kërkuara për ISO 14001:2004 në lidhje me mjedisin dhe gatishmërinë e treguar në lidhje me proceset e aplikuara.”

Drejtori Gjeneral i NewCo Ferronikelit, Z. Kostas Rizopoulos falënderoi përfaqësuesit e kompanisë SGS për bashkëpunimin dhe u zotua se NewCo Ferronikeli synon që të jetë në konkurrencë me vendet Evropiane për sa i përket respektimit të mjedisit.

Ai më konkretisht tha “Falenderoj kompaninë SGS për ricertifikimin e NewCo Ferronikelit, duke e vlerësuar punën dhe performancën e kompanisë sipas këtij standardi specifik. Gjithashtu, një falenderim i veçantë shkon për punëtorët e NewCo Ferronikelit të cilët me përkushtimin e tyre ndihmojnë kompaninë të vazhdojë të ricertifikohet me këtë standard të rëndësishëm. Ne, si ekip, jemi të përkushtuar që të operojmë konform rregullave dhe ligjeve ndërkombëtare si dhe atyre vendore.

Standardi ISO 14001:2004 është standardi ndërkombëtar më i njohur sa i përket menaxhimit të mjedisit, i cili zbatohet gjerësisht në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara. Ky standard përdoret nga shumë kompani moderne për të optimizuar performancën e tyre mjedisore në përputhshmëri të plotë me legjislacionin dhe rregulloret lokale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)