16 Prill 2024

Vdesin 25 persona nga djegja e një fabrike mobiliesh në Egjipt

Kajro, 29 korrik - Një fabrikë mobiliesh është përfshirë nga flakët në veri të kryeqytetit egjiptian, Kajro, ku të paktën 25 persona kanë vdekur.

Sipas autoriteteve vendase, edhe 22 punonjës të tjerë kanë pësuar lëndime.

Mendohet se fillimisht ka shpërthyer një bombul gazi, e cila ishte duke u transportuar në një ashensor dhe më pas flakët janë përhapur me shpejtësi.

Është dashur ndërhyrja e më shumë se 20 zjarrfikëseve për të vënë flakët nën kontroll. 

Ngjarje të tilla janë të shpeshta në Egjipt. Një zjarr tjetër i madh në një treg ushqimesh në Aleksandri ka lënë 11 persona të plagosur, në të njëjtën ditë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)