19 Prill 2024

Kinë, rriten fitimet industriale

Pekin, 28 maj - Fitimet e bizneseve industriale kineze u rritën në prill 2.6 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në 479.5 miliardë juanë (78.3 miliardë dollarë amerikanë), treguan të mërkurën të dhënat zyrtare.

Rritja ndryshoi prirjen e uljes, e cila ishte 0.4 për qind në mars, sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave.

Në katër muajt e parë fitimet industriale ranë me 1.3 për qind, duke arritur në 1.73 trilionë juanë dhe duke e pakësuar rënien 2.7 për qind të regjistruar në tremujorin e parë.

Llogaritjet përfshijnë kompanitë me të ardhura vjetore që i tejkalojnë 20 milionë juanët.

Statisticieni i Zyrës Kombëtare të Statistikave Ai Ping thotë se përmirësimi ka ardhur nga rritja e prodhimit industrial dhe e shitjeve, fitimet më të larta nga investimet në bizneset industriale dhe rënia në shpenzimet operative.

Pavarësisht nga të dhënat pozitive, Ai Ping paralajmëron për një perspektivë jo të mirë për ndërmarrjet industriale, për shkak të rënies së kërkesës e të çmimeve dhe ngadalësimit të prodhimit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)