28 Mars 2024

Sektori i prodhimtarisë në Kosovë mbetet në pozitë të pafavorshme

Prishtinë, 25 maj - Me gjithë zotimet e shumta dhe përpjekjet për përqendrim të vëmendjes me te madhe, sektori i prodhimtarisë në Kosovë mbetet në pozitë mjaft të pafavorshme, i pafuqishëm për të ndihmuar në gjenerimin e vendeve të reja të punës por edhe në përmirësimin e bilancit tregtar të vendit.

Për të diskutuar lidhur me gjendjen e prodhuesve në Kosovë, pengesat me të cilat ata përballen gjatë përpjekjeve për eksportimin e produkteve  të tyre, kërkesat e vazhdueshme për lirim të lendes se parë, por edhe mundësitë potenciale që ofrohen në këtë sektor, Komiteti i Prodhuesve i Odes Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon sot një tryezë publike në Hotel Nartel duke filluar nga ora 10.00.

Pikepamjet e tyre do te prezantohen nga kater prodhues te sektoreve te ndryshem ne Kosove: Scampa (prodhues i produkteve te plastikes), Pestova (prodhuesi i patateve dhe produkteve nga patatja), Trepharm (prodhues i produkteve farmaceutike) dhe Fluidi (prodhuesi i lengjeve).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)