19 Prill 2024

Komuna e Prishtinë dhe Çekia nënshkruan marrëveshje për ujin

Prishtinë, 24 prill - Furnizimi i pandërprerë me ujë të pijshëm është një prej prioriteteve thelbësore të kryetarit Shpend Ahmeti.

Pavarësisht kompetencave jo të plota në menaxhimin e ujit, Komuna e Prishtinës mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve që kanë për qëllim shfrytëzimin e potencialeve të pashfrytëzuar të ujit të pijshëm.

Në këtë aspekt, drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës Lokale, z. Hysen Durmishi dhe ambasadori i Republikës së Çekisë në Kosovë, z. Ivo Šilhavý, nënshkruan një marrëveshje lidhur me studimin e fizibilitetit për evaluimin tekniko – ekonomik i shfrytëzimit të ujërave nëntokësore në qytetin e Prishtinës me rrethinë propozuar nga GEOMEDIA lid, me bazë në Republikën e Çekisë.

Ky studim i fizibilitetit ka për qëllim evaluimin e potencialit të burimeve nëntokësore të cilat nuk janë duke u shfrytëzuar për ujë të pijshëm në Kosovë. Gjithashtu, pjesë e studimit do të jetë edhe vlerësimi ekonomik.

Ditë më parë, në kuadër të investimeve kapitale me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës në kryeqytet, Komuna e Prishtinës, kompania e ujësjellësit “KUR Prishtina” dhe Agjencia Çeke për Zhvillim nënshkruan memorandum bashkëpunimi për projektin “Përmirësimi i cilësisë së ujit në liqenin e Badovcit përmes sistemit adekuat të menaxhimit të ujërave të zeza”.

Vlera e këtij projekti pritet të jetë mbi 1.5 milion euro ku Qeveria e Republikës së Çekisë do të investojë rreth 700 mijë euro në rregullimin e impiantit, Komuna e Prishtinës do të investojë afër 800 mijë euro në rregullimin e rrjetit të kanalizimit në fshatrat Mramor, Busi dhe Sutesk.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)