23 Prill 2024

Fillon grumbullimi i organizuar i mbeturinave në Kçiq të Madh

Prishtinë, 3 mars - Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës dhe Shërbimeve Publike Blerim Baruti, përfaqësuesi i Organizatës Gjermane GIZ, Drita Binaj dhe banorët të shumtë të fshatit Kçiq i Madh, kanë marrë pjesë në dorëzimin e shtypses së shisheve të plastikës për Shkollën Fillore të Mesme të Ultë \"Bislim Imeri\" dhe nënshkrimin e kontratës për shërbime  midis banorëve dhe Kompanisë “Uniteti”,  për grumbullimin e mbeturinave në fshat.

\"Kam premtuar se ky lokalitet do të jetë qendër e zhvillimit dhe projekteve, andaj jemi këtu për projektin e zgjerimit të shërbimeve të grumbullimit të mbeturinave, që do ketë ndikim të rëndësishëm në shëndetin e qytetarëve dhe ruajtjen e ambientit. Më herët këtu ju kanë vizituar vetëm në fushata, ndërsa prania jonë është dëshmi se ne mbajmë fjalën, punojmë shumë dhe jemi pranë qytetarëve në të gjitha situatat\", tha kryetari Bahtiri.

Ai para banorëve të Kçiqit ka thënë se në të ardhmen, jo vetëm në këtë lokalitet, por edhe në gjithë Mitrovicën do të ketë projekte të shumta që do të ndikojnë direkt në zhvillimin ekonomik, mirëqenien e qytetarëve dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Blerim Baruti, drejtor i Infrastrukturës ka thënë se ky projekt për zgjerimin e shërbimeve të grumbullimit të mbeturinave po realizohet në mbështetje të Organizatës gjermane GIZ dhe implementim të OJQ \"Me Dorë në Zemër\".  Ai shtoi se në dy lokalitetet do të shpërndahen 850 kontejnerë, prej 120 litrave.  Kompania “Uniteti” do të grumbullojë njëherë në javë mbeturinat, ndërsa që do të bëhet edhe eliminimi i një deponie ilegale në këtë fshat.

Projekti është vlerësuar shumë me rëndësi, si për mirëqenien e  shëndetin,  po ashtu edhe për ruajtjen e mjedisit të banorëve, edhe nga drejtori i Shkollës Ferki Beka, kryetari i Këshillit të fshatit, Naser Shosholli dhe nga drejtori i kompanisë \"Uniteti\", Skender Tahiraj, që shpresojnë se  projektet të këtilla do të ketë edhe në të ardhmen.

Të parët që kanë pranuar kontejnerët dhe kanë nënshkruar kontratat e shërbimit kanë qenë  banorët e lagjes Pllana, ndërsa procesi do të vazhdojë në ditët në vijim edhe në të gjitha lagjet e këtij fshati, ku parashikohet të shpërndahen mbi 600 kontejnerë nga 850, sa është në projekt, ndërsa të tjerët do shpërndahen në Kçiq të Vogël.

Ndërkohë, nxënësit e shkollës, të pajisur me materialin e nevojshëm, kanë pastruar ambientin Brenda dhe përreth oborrit të shkollës, ndërsa që punëtorët e \"Unitetit\" kanë nis pastrimin e deponisë ilegale që ndodhet afër varrezave të reja të fshatit.

 

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)