18 Prill 2024

Fillon punën fabrika për përpunimin e masës plastike

Mitrovicë, 21 janar - Kompania “Lumi”- SHPK, ka inauguruar fabrikën për përpunimin e masës plastike. Në inaugurimin e fabrikës kanë marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Agim Bahtiri dhe drejtori për Zhvillim Ekonomik dhe Bujqësi, Nasuf Aliu.

Merita Azemi, pronare e kompanisë i ka njoftuar kryetarin Bahtiri dhe drejtorin Aliu me punën e deritashme dhe investimet që ka bërë në këtë biznes prodhues. Ajo tha se për hapjen e kësaj fabrike ka investuar rreth 40 mijë euro dhe se fillimisht i ka të punësuar 7 punëtorë.

“Në fabrikë do të bëjmë përpunimin e masës plastike, përkatësisht do të prodhohen qese najloni, foli të ndryshme, thasë transporti, thasë mbeturinash etj. Më vonë do të zgjerojmë kapacitetet prodhuese, por kjo varet nga plasmani i prodhimeve në treg, gjë të cilën e kemi siguruar”, tha ajo.

Pronarja Azemi ka falënderuar kryetarin Bahtiri dhe drejtorin Aliu, për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë gjithë fazës së ndërtimit të fabrikës.

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri pasi i ka përgëzuar pronarët për fillimin e prodhimit ka thënë se kjo është një punë e mirë për familjen, qytetin dhe zhvillimin ekonomik.

“Ne si pushtet lokal po bëjmë gjithçka që është e mundur që të ndihmojmë zhvillimin e biznesit, hapjen e fabrikave prodhuese dhe punësimin e të rinjve. Kompania “Lumi” ka bërë një p[unë të mirë për të zhvilluar biznesin e vet dhe ne do ta ndihmojë në forma të ndryshme, dhe jo vetëm këtë por të gjitha ato kompani që dëshirojnë të investojnë në prodhim”, tha kryetari Bahtiri.

Edhe drejtori Aliu e ka përgëzuar pronaren për hapjen e fabrikës për përpunimin e masës plastike dhe ka thënë se është ky një mesazh i mirë edhe për biznesmenët tjerë që të investojnë në fusha të ndryshme prodhuese, sepse kështu mundësojnë punësimin e të rinjve dhe i ndihmojnë atyre, vetvetes dhe qytetit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)