19 Prill 2024

Kinë, vdesin 24 minatorë të qymyrgurit

Pekin, 26 nëntor - Njëzet e katër minatorë të qymyrgurit, kanë vdekur në një minierë në velirindje të Kinës, sot më 26 nëntor. Rasti ka ndodhur pasi minierën e ka kapluar zjarri.

Agjencioni kinez Xinhua, shkruan se pos të vdekurve edhe 52 të tjerë janë lënduar, në këtë fatkeqësi që shkatërroj minierën e drejtuar nga qeveria, në provincën Lianoning.

Thuhet se deri te fatkeqësia ka ardhur pasi që një termet i vogël ka shkaktuar shkëndija, të cilët kanë ndezur pluhurin e qymyrit në ajër, duke shkaktuar më pas zjarr.

Minierat në Kinë, konsiderohen më të rrezikshmet në botë, ndonëse marrja e disa masave të sigurisë në punë, ka ulur në masë të vogël numrin e viktimave në aksidentet e tilla.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)