19 Prill 2024

Nis ndërtimi i fabrikës për përpunim të ujit

Prishtinë, 21 nëntor - Fabrika e përpunimit të ujit “Shkabaj”, e cila pritet që përfundimisht do ta zgjidh problemin me furnizim të rregullt me ujë të pijes për qytetarët e komunës së Prishtinës, fillon të ndërtohet sot, bëjnë të ditur, zyrtarë të Ujësjellësit Rajonal Prishtina.

Më ketë rast edhe Kryeministri Hashim Thaçi mbanë fjalën në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të fazës së III të investimeve për Fabrikën e përpunimit të ujit në Shkabaj.

Fabrika parashihet të ketë kapacitete përpunuese për fazën e parë deri në 700 litra për sekondë. Kjo sasi do të jetë e mjaftueshme për të mundësuar furnizim të rregullt me ujë për 24 orë pa ndërprerje.

Sipas zëdhënëses së Ujësjellësit Rajonal Prishtina, Arieta Mjeku, kjo fabrikë, e cila pritet të përfundojë në vitin 2016, do t’i garantojë secilit qytetar të komunës së Prishtinës ujë të pijshëm 24 orë pa ndërprerë

Qytetarët e komunës së Prishtinës që nga pas lufta janë përballur me reduktime të ashpra të ujit.

Në muajt e verës për shkak të mungesës së reshjeve atmosferike shumë komuna të Kosovës kishin hyrë në një fazë emergjente të furnizimit me ujë të pijes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)