20 Prill 2024

Formohet shoqata “Parqet Dinarike”, dy parqe nga Kosova pjesë e saj

Zagreb, 15 tetor - Rreth 60 parqe nga rajoni i Ballkanit Perëndimorë kanë nënshkruar deklaratën për themelimit e shoqatës \"Parqet Dinarike – rrjeta e zonave të mbrojtura të Dinarikeve\" ku në mesin e tyre janë edhe dy zona të mbrojtura nga Kosova.

Në Parkun Kombëtar Brijuni të Kroacisë është mbajtur Konferenca e tretë Ndërkombëtare e WWF-s mbi \"Parqet e Harkut Dinarik\" në të cilën 60 zona të mbrojtura nga tetë vende të rajonit me nënshkrimin e Deklaratës vendosën themelet e shoqatës \"Parqet Dinarike”. Në mesin e parqeve që nënshkruan këtë Deklaratë janë edhe Parku Regjional “Gërmia” dhe Parku Kombëtar “Sharri”.

Ky është viti i tretë që WWF është duke implementuar projektin \"Parqet e Harkut Dinarik\", nëpërmjet të cilit është krijuar rrjeti i 82 zonave të mbrojtura në tetë vende të rajonit: Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Mali i Zi, Kroaci, Kosovë, Maqedoni, Slloveni dhe Serbi.

Në kuadër të këtij projekti deri më tani janë mbajtur dy konferenca ndërkombëtare, njëra në Banja Llukë, tjetra në Budvë ndërsa këtë vit në Brijuni u mblodhën rreth 150 pjesëmarrës nga 13 vende të Europës të cilët diskutuan mbi temën e turizmit të qëndrueshëm në zonat e mbrojtura.

Në konferencë morri pjesë edhe udhëheqësi i Federatës së Europarqeve z.Ignace Schops.

Në konferencë u prezantuan edhe rezultatet e vlerësimit të përfitimeve të ekosistemeve në parqe të cilën punë WWF e kishte realizuar në dy vitet e fundit me 57 parqe të rajonit.

Me këtë rast u theksua se resurset ekonomike më të shfrytëzueshme në parqe janë turizmi, përdorimi komercial i ujit, pyjet dhe punësimi. Është thënë gjithashtu se në rajon gjenden 16 zona të mbrojtura në të cilat gjenden fabrika të ujit por të cilat nga të hyrat e tyre asnjëra nuk i ndihmojnë parkut për kualitetin e ujit që e përdorin.

Gjithashtu në 18 parqe ekzistojnë edhe hidrocentrale. WWF arriti në përfundimin se uji është një burim i rëndësishëm në rajon që duhet përdorur në mënyrë të qëndrueshme. Turizmi është i njohur si një burim kryesor i të ardhurave por duhet pasur kujdes që mos të jetë masiv por i qëndrueshëm.

Konferenca e tretë ndërkombëtar e WWF-s \"Parqet e Harkut Dinarik\" përfundoi me një udhëtim studimor në Rezervatin e Pyjeve “MOTOVUNSKA ŠUMA” ku pjesëmarrësit u njohën me sistemin e menaxhimit të zonave të mbrojtura në Kroaci.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)