29 Mars 2024

BMW prezanton versionin special të blinduar të modelit X5

Prishtinë, 19 gusht - BMW e ka prezantuar versionin special të blinduar të modelit X5 i ndërtuar në atë mënyrë që mund t’i mbrojë udhëtarët nga të shtënat pushka e popullarizuar dhe shumë e përhapurën botë AK-47.

BMW po vazhdon të zhvillojë programin e vet të automjeteve të blinduara për qëllime të veçanta. Modeli X5 Security Plus bazohet në gjeneratën e tretë të SUV dhe plotëson nivelin balistik të mbrojtjes VR6.

Me rastin e modifikimit të BMW-a X5, prodhuesi gjerman ka shfrytëzuar përvojën e arritur gjatë më shumë se tre decenieve qëkur kjo kompani merret me prodhimin e versioneve të modeleve të veta të blinduara.

Pos paneleve të jashtme të blinduara në automjetin X5 Security Plus ka edhe përforcim të të ashtuquajturave pika të dobëta, boshteve forcuesve kryesorë të karrocerisë si dhe xhamin special mbrojtës.

Në situata krize, shoferi i ndihmon turbo motori i fuqishëm V8 TwinPower me 450 kuaj fuqi dhe sistemi lëvizë inteligjent xDrive me të katër rrotat në mënyrë që personin mbrojtur sa më parë ta shpie në vend të sigurt

BMW X5 Security Plus premierën do at ketë sallonin e automobilave në fund të gushtit në Moskë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)