24 Prill 2024

Instagram me 500,000 reklamues aktivë

New York, 25 shtator - Instagram raporton se 1.5 milionë përdorues e kanë kthyer llogarinë e tyre në profil biznesi, një opsion që Insta e lançoi në fillim të këtij viti.

Kur Instagram hapi mundësinë e reklamimit për bizneset, ai lajmëroi se kishte arritur 200,000 reklamues që shpërndanin produktet dhe shërbimet e tyre ne platformë.

Por sot, Instagram ka më shumë se dyfishin e këtij numri të reklamueseve aktivë, ku numërohen rreth 500,000 të tillë.

Në blog postin e tij të lajmërimeve, kompania tha se formate të reja të reklamave do të vinin së shpejti dhe ato do t’i ndihmonin më shumë bizneset në shpërndarjen e reklamave më përmbajtje më specifike tek përdoruesit e Instagram.

Në një deklaratë të bërë, zëri president i Instagram, James Quarles, tha se nuk ka përgjigje të prerë nëse reklamat do bëhen apo jo më të shpeshta në faqet e përdorueseve.

Më shumë se tek shpeshtësia, Instagram është fokusuar në shpërndarjen e përshtatshme të tyre, kështu që reklamat takojnë përdoruesit në kohën e duhur duke bërë kështu më të mirën për investimin tek reklamuesit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)