29 Mars 2024

Inaugurohen punimet në Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë

Prishtinë, 21 korrik - Në Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë janë inauguruar punimet në rregullimin e oborrit, rrugëve brenda oborrit dhe ndriçimit të realizuara nga Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim dhe me përkrahje financiare të JTI.

Drejtoresha e Qendrës, Mimoza Shahini me këtë rast ka theksuar rëndësinë e realizimit të projekti të dytë të përkrahur financiarisht nga ana e JTI.

“ Ky dhe projekti i mëparshëm i realizuar më 2014  paraqesin kontribut të rëndësishëm në përmirësimin e kushteve të jetesë të gjithë atyre që ditët e pleqërisë janë duke i kaluar në këtë objekt me rëndësi të veçantë shoqërore. Ne i jemi shumë mirënjohës JTI-së për përkrahjen financiare”, tha zonja Shahini.

Ajo përmendi se me këtë projekt janë bërë rregullimi i rrugëve brenda oborrit të Shtëpisë, është ndryshuar gati në tërësi ndriçimi i oborrit dhe janë rregulluar dera hyrëse.

Zonja Shahini gjithashtu theksoi përkrahjen dhe ndihmën në realizimin e projekti të cilin e kanë dhënë përgjegjësitë e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe drejtoresha dhe stafi i  Shtëpisë së Pleqve.

Drejtoresha e Shtëpisë së Pleqve, Raze Aliçkaj theksoi se projekti i realizuar nga Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim paraqet kontribut të rëndësishëm në përmirësimin e jetës së banorëve të Shtëpisë së Pleqve dhe shprehu falënderimin për realizimin e këtij dhe projekti të mëparshëm në rregullimin e kuzhinës dhe sallës së ushqimit.

Sorin Juganaru, drejtori i Japan Tobacco International për Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, tha se beson që bizneset mund të ecin përpara në shoqëri të hapura dhe se aktivitetet si ky i quajnë  “investimi për komunitetin”.

“ Objektivi i investimit për komunitetin është që të formojmë partneritet afatgjatë me organizatat bamirëse që ndajnë të njëjtin qëllim me neve: përmirësimi i cilësisë së jetës të njerëzve që jetojnë për rreth nesh”, tha Juganaru.

Ai theksoi se ky investim në Shtëpinë e Pleqve është pjesë e një mbështetje në vazhdim për rezidentët dhe Shtëpinë.

“ Kjo është faza e dytë pas rikonstruktimit të Dhomës Ditore. Shpresoj që këto investime modeste do të ndihmojnë sadopak në përmirësimin e jetës tuaj këtu. Jam i sigurt që ne nuk do të ndalojmë këtu. Ne, bashkë me Drejtorinë dhe Doktoreshën Shahini, kemi përcaktuar nevojat tjera për të cilat do të punojmë në vitet në vazhdim”, tha drejtori i JTI-së duke shtuar se ky është një angazhim afatgjatë që kanë ndërmarr dhe që shtrihet përtej aktivitetit bazë të biznesit të kompanisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)