29 Mars 2024

Kosova dhe Zvicra, marrëveshje për eliminimin e tatimit të dyfishtë

Prishtinë, 26 maj - Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe ambasadori i Zvicrës në Prishtinë Jean Hubert Lebet kanë nënshkruar sot Marrëveshjen për eliminimin e tatimit të dyfishtë për tatimet në të ardhura dhe për parandalimin e evazionit fiskal dhe shmangien tatimore, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Këshillit Federal të Zvicrës.
 
Me këtë rast ministri i Financave Avdullah Hoti falënderoj ambasadorin zviceran Jean Hubert Lebet  dhe Qeverinë zvicerane për gatishmërinë e tyre që në afat rekord të kryhen të gjitha negociatat dhe sot të nënshkruhet kjo Marrëveshje.
 
“Kjo Marrëveshje do të na ndihmojë shumë për të thelluar bashkëpunimin edhe më tutje që kemi ndërmjet dy shteteve tona. Për neve Zvicra është vend mik dhe vend për të cilin kemi konsiderata të qarta, për arsyen e thjeshtë që një numër shumë  i madh i qytetarëve të Kosovës jetojnë me familjet e tyre në këtë shtet”, tha Ministri Hoti.
 
Ai gjithashtu shtoi se përmes kësaj Marrëveshje tani krijohet një kornizë e re për të mundësuar investime më të mëdha nga Zvicra në Kosovë dhe anasjelltas, për të rritur intensitetin e tregtisë që kemi ndërmjet dy vendeve tona.
 
“Janë mbi 270 mijë qytetarë që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, që dërgojnë qindra dhe miliona euro tek familjet e tyre në Kosovë. Përmes kësaj Marrëveshje ne krijojmë një bazament të fuqishëm që të nxisim edhe investimet zvicerane në Kosovë”, shtoi Ministri Hoti .
 
Ndërsa, ambasadori i Zvicrës në Prishtinë Jean Hubert Lebet tha se “Është kënaqësi për neve që ta kemi këtë mundësi për të nënshkruar marrëveshje bilaterale me shtetin tuaj . Siç  thatë edhe ju është me rëndësi për të definuar këtë kornizë që lejon mundësitë për të arritur dhe forcuar bazën ekonomike dhe ligjore si dhe të kemi mundësinë që të nënshkruajmë këtë marrëveshje sot me juve”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)