16 Prill 2024

Greqia dhe huadhënësit bien dakord për reforma shtesë

Athinë, 21 shkurt - Autoritet e Eurozonës thonë se Greqia dhe huadhënësit ndërkombëtarë kanë rënë dakord për vendosjen e reformave shtesë në pensionet greke, tatimin mbi të ardhurat dhe tregun e punës.

Kjo erdhi mes një debati të vazhdueshëm mbi atë se si Greqia mund të marrë paketën shtesë të ndihmës prej 86 miliardë eurosh, kur në të njejtën kohë duhet të përmbushë kërkesat për shlyerjen e borxhit.

Kreu i Eurogrupit Jeroen Dijsselbloem beson se mund të gjendet një zgjidhje për Greqinë.

\"Do të ketë një ndryshim në politika, ndoshta duke iu larguar masave shtrënguese dhe duke e vënë theksin më shumë tek thellimi i reformave, që ka qënë gjithashtu një element kyç për FMN-në. Ky mendoj që është një hap i mirë. Duhet të kuptojmë që në këtë pikë nuk ka asnjë marrëveshje politike, është ende herët.\"

Një mosmarrëveshje mes qeverisë greke, FMN-së dhe Eurozonës po kërcënon futjen e Greqisë në ngërç.

Qeveria greke po këmbëngul se nuk mund të bëjë më shumë shkurtime në skemën e pensioneve apo programe të tjera thelbësore shoqërore në shërbim të kërkesave të borxhit. Eurozona ka finalizuar një buxhet për vitin 2017 dhe ka vendosur një objektiv fiskal për vitin 2018, 3.5 % e PBB-së që do të përdoret si një suficit primar për të paguar kreditorët.

Ndërkohë, FMN-ja ka sugjeruar që kjo përqindje të ulet në 1.5% të PBB-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)