29 Mars 2024

U mbajt takimi i gjashtë i Këshillit Kombëtar për Investime

Prishtinë, 23 Janar 2017 - Sot u mbajt takimi i rregullt i Këshillit Kombëtar të Investimeve të cilin e udhëhoqën Zëvendës Ministrja e Integrimit Evropian, znj. Anila Statovci Demaj dhe Ministri i Financave, Abdullah Hoti.

Ky ishte takimi i gjashtë i këtij Këshilli që nga themelimi i tij në korrik të vitit 2015. Të pranishëm ishin Ministrat e Republikës së Kosovës, anëtarë të Këshillit, përfaqësuesit e Ambasadave në Kosovë dhe përfaqësuesit e donatorëve.
 
Udhëheqësja e Ministrisë së Integrimeve, Zëvendës Ministrja, Statovci Demaj paraqiti para Këshillit, dy pikat e rendit të ditës për aprovim: Përmirësimin e gjendjes infrastrukturore në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, si dhe ndërtimin e Stadiumit Nacional të Futbollit në Kosovë.

Të dy këto pika, pas prezantimit të projekteve nga Ministrat respektiv, u miratuan nga unanimisht nga Këshilli Kombëtar i Investimeve.
 
Në fund, Këshilli Kombëtar për Investime u njoftua për raundin e ardhshëm të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor, dhe për këtë në Ministrinë e Integrimit Evropian kanë ardhur dy kërkesa, Studimi i Fizibilitetit për linjën hekurudhore Prishtinë-Aeroporti i Prishtinës dhe Studimi i Parafizibilitetit për Programin e Banimit Social në Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)