16 Prill 2024

Ministri Abrashi fton të rinjtë në Panairin e Punësimit në Prishtinë

Prishtinë, 14 shkurt -  Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Arban Abrashi, u ka bërë thirrje të rinjve që nesër (e hënë) të marrin pjesë në Panairin e Punësimit, i cili organizohet nga kjo ministri së bashku me odat ekonomike, që veprojnë në Kosovë.

“Bashkëqytetarë të nderuar, punëkërkues, me rastin e ditës unike, ditë festive dhe krenarie për të gjithë ne, ditën e 8-vjetorit të Pavarësisë, nesër, bashkë me Odën Amerikane, Odën Ekonomike dhe Odën Gjermane, organizojmë Panairin e Punësimit”, ka shkruar Abrashi në profilin e vet në “Facebook”.

Ai ka deklaruar se ky panair ka për qëllim t’i shpalosë qindra oferta punësimi, trajnimi dhe praktike, brenda dhe jashtë Kosovës. “Këtë do ta bëjnë bizneset e mëdha dhe të vogla, anëtare të odave. Larg nga platformat fiktive. Mundësi e mirë. Ejani në panair!”, ka shkruar Abrashi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)